“Hakmarrje e ulët e stilit putinist”, Genc Burimi për shembjen e “Prestige Resort”: “Drejtësia e re” po i bën shqiptarët të ikin nga vendi

2222

I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, analisti Genc Burimi foli mes të tjerash edhe në lidhje me shembjen e “Prestige Resort” ditën e dielë, në një sulm të paligjshëm të institucioneve.

Ai e quajti sulmin hakmarrje të ulët të kryeministrit Rama, e stilit putinist.

Burimi u shpreh se e ashtuquajtura “ Drejtësia e re” është ajo që po shtyn shqiptarët të largohen nga vendi me mos dënimin e personave fajtorë, ndërsa për rastin e “Prestige” tha se nëse nuk dëmshpërblehet proanri, kjo do të vendosë një precedent të rrezikshëm për qytetarët shqiptarë.

Burimi foli edhe në lidhje me shembjen e “Prestige Resort”, të cilin e quajti një hakmarrje e ulët e stilit putinist.

“Hakmarrje e ulët e stilit putinist, hakmarrje e regjimeve barbare. Nesër mund që edhe prona private të mund  të shembet, e nisi me Teatrin Kombëtar, më shumë reaguan mediat perëndimore se sa reaguan politikanët perëndimor.

Sot nuk ishte historike samiti në Tiranë, historike ishte që një pjesë e popullit u ngrit të protestonte kur europianët ishin në Tiranë. Po na hapen sytë e të kuptojmë se nuk mjafton më të protestojmë vetëm në Shqipëri, duhet të protestojmë jashtë.

Ne momentalisht nuk e meritojmë integrimin në BE, jemi shumë larg kritereve të BE.

IKMT është qeveri, nëse nuk dënohet ekzekutivi të dëmshpërblejë pronarin e “Prestige Resort”, është një precedent i rrezikshëm për çdo qytetar shqiptar. “Drejtësi e re” po i bën shqiptarët të ikin nga vendi”, tha Burimi.

Arena e Lajmit

“Hakmarrje e ulët e stilit putinist”, Genc Burimi për shembjen e “Prestige Resort”: “Drejtësia e re” po i bën shqiptarët të ikin nga vendi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook