Interi arriti të fitonte me përmbysje 4-2 në një ndeshje të çmendur në stadiumin “Giuseppe Meazza”, në një sfidë që mund të rezultojë vendimtare për titullin kampion.
Takimi u hap me ish-in e madh të duelit, Andrea Pinamontin në minutën e 5′, më pas dyfishimi erdhi nga mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani duke shënuar dhe golin e tij të parë në Serinë A, në minutën e 28′.
Golat për Interin u shënuan nga një autogol i Romanjolit, Lautaro Martinezit dy herë dhe Aleksis Sançez, respektivisht në minutat, 40′, 45′, 64′ dhe 90+4′.
Sipas asaj faqes së statistikave, “OPTA Paolo”, skuadra zikaltër ka grumbulluar 22 pikë në ndeshjet në disavantazh në këtë sezon në Serinë A italiane, rekord absolut në pesë kampionatet më të forta të Europës, duke barazuar këtë statistikë me PSG-në dhe Hofenheimin.
Aktualisht skuadra e Simone Inzagit ndodhet në vendin e parë në kuotën e 78 pikëve, +1 nga Milani që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar, atë në mbrëmjen e nesërme ndaj Veronës në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi” në orën 20:45.
22 – L’#Inter ha guadagnato 22 punti da situazione di svantaggio in questa Serie A, record nei maggiori cinque campionati europei alla pari di PSG e Hoffenheim. Rimonte.#InterEmpoli pic.twitter.com/ft9SveJF1u
— OptaPaolo 🏆 (@OptaPaolo) May 6, 2022
– Arena e Lajmit