Është zhvendosur nga vendngjarja autobusi i linjës së “Unazës” i cili u përplas me disa mjete paraditen e kësaj të hënë në qendër të kryeqytetit.
Më herët është bërë lëvizja edhe e mjeteve të tjera, duke kthyer tashmë në normalitet lëvizjen në zonën e “Shallvareve”.
Kujtojmë se nga ky aksident i 9-fishtë, kanë mbetur të plagosur 9 persona, ndërsa nga makina, 5 prej tyre dhe urbani, janë dëmtuar rëndë.
Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i këtij aksidenti të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet.