Aksident në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në fshatin Pishkash. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi A. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga ky aksident është dëmtuar 59-vjeçari i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.