VIDEO/ Aksident i rëndë në Fier, “Audi” përplaset me motoçikletën, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)

97

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar ditën e sotëm në vendin e njohur si Kthesa e Pojanit në Fier.

Një “Audi” është përplasur me një motoçikletë.

Si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës. Siç shihet edhe nga pamjet makina ka përfunduar në kanal anës rrugës, ndërsa motoçikleta është shkatërruar plotësisht. Gazetari Ervis Kuci raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Bardh Sulajn.

“Sot rreth orës 19:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, një automjet tip “Audi” ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftim.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Fier, “Audi” përplaset me motoçikletën, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook