VIDEO/ Gjashtë gola në “Camp Nou”, Barça dhe Siti dhurojnë spektakël para 91 mijë spektatorëve

Barcelona dhe Mançester Siti zhvilluan një miqësore luksi në “Camp Nou”, ku u regjistruan në total plot 6 gola. Në stadiumin mitik të Barcelonës ishin të pranishëm 91 mijë e 62 spektatorë, teksa ndeshja përfundoi në barazim 3-3.

Fa8yIu0X0AAxAj9

Alvarez hapi serinë e golave për “Qytetarët” në minutën e 21-të, teksa katalanasit barazuan në minutën e 29-të me Aubamejang. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1, teksa fragmenti i dytë i lojës prodhoi dhe 4 gola të tjerë. De Jong shënoi për 2-1 në të 66-tën, ndërsa Palmer barazoi shifrat në 2-2 në të 70-tën.

Për golin e tretë të Barcelonës mendoi Depaj në minutën e 79-të, teksa goli i barazimit për Sitin do të vinte në minutën e 90+9’, ku Mahrez shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Gjashtë gola në “Camp Nou”, Barça dhe Siti dhurojnë spektakël para 91 mijë spektatorëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook