Alarm total/ Barazim i frikshëm, Juventusi është bosh në… zemër të lojës

Juventusi vesh ngjyrat bardhezi dhe me të til la nuanca ishte edhe paraqitja ndaj Sampdorias në transfertë. Skuadra e Masimiliano Alegrit bëri një ndeshje, e cila kundrejt daljes së parë dhe fitores kundër Sasuolos ishte shumë hapa mbrapa.

SAMP JUVENTUS

Po, është e vërtetë që skuadrat nuk janë ende në 100 për qind të formës së tyre dhe te “Zonja e Vjetër” ka një mori me mungesa të rëndësishme, të cilat do të vinin në panik dhe vështirësi çdo klub tjetër në botë, pasi lojtarë si Federiko Kieza, Pol Pogba dhe Angel Di Maria janë nga ata që bëjnë diferencën.

Por gjithsesi, një skuadër e madhe si Juventusi nuk mund të justifikohet as me këtë fakt, duke parë të paktën lojën që bëri në Xhenova. Ky takim nxorri në pah të gjitha problemet që kanë bardhezinjtë, sidomos në organizimin e saj dhe mbi të gjithë në furnizimin me topa të atij që duhet të jetë golashënuesi i skuadrës, Dushan Vlahoviç. Serbi në mbrëmjen e të hënës u vlerësua me notën më të ulët, jo për fajin e tij, por për faktin se asnjëherë manovra e Juventusit nuk ishte fluide, nuk ishte e shpejtë dhe mbi të gjitha e saktë.

Po, vërtet Kostiç nga korsia e majtë dhe Kuadrado nga e djathta provuan që të bëjnë diçka dhe të gjejnë në vendin dhe kohën e duhur serbin, por mjafton një statistikë e frikshme për të konfirmuar natën e tij të mbrapshtë: vetëm 9 topa të prekur në zonat respektive të rreptësisë pasi është furnizuar nga shokët, dy në zonën e tij, kur rrezikoi që të shkaktonte dhe autogol, pasi topi u ndal në shtyllë dhe pesë në atë të Sampdorias. Por çfarë i mungon këtij Juventusi është shumë e lehtë që të kuptohet dhe dallohet shumë qartë në dy foto.

Kur duhet të ndërtojë, në pritje edhe të rikthimeve të Angel Di Marias dhe Pol Pogbasë, manovra i ngel mbrojtësve që të luajnë topin, por çfarë është më e keqja, pas Pogbanë dhe Di Marian, që të gjithë zhdukeshin nga qendra e fushës dhe loja dukej më shumë sesa e lexueshme. Pasi luhej vetëm në anësore, me Rabionë që tentonte qendrën e fushës, vetëm në gjysmëfushën rivale, siç dallohet në foto e mëposhtme.

47D27CE800000578-5257675-image-a-49_1515664713228

Një shkretëtirë totale, e mbushur vetëm disi në pjesën e dytë pas hedhjes në fushë të të rinjve Mireti dhe Rovela, të cilët ishin të vetmit që arritën të kenë guximin të luajnë disi topin në qendër të fushës, por sigurisht që nuk mjaftoi, edhe pse në pjesën e dytë Sampdoria e vuajti Juventusin, pasi u pa shumë e lodhur dhe kjo i dha disi hov manovrës bardhezi.

Nën proces pa dyshim që i pari shkon Masimiliano Alegri, pasi është ai njeriu që duhet të ndërtojë një filozofi, është ai që duhet të sistemojë skuadrën, është ai që duhet të mbajë përgjegjësi i pari pse Juventusi luajti ashtu siç u pa me Sampdorian. Dhe mbi të gjitha, deklarata pas ndeshjes se, “të paktën ishte pozitive që nuk pësuam”, lë shumë për të dëshiruar dhe është e papranueshme te një skuadër që e ka për detyrë të rikthehet te titulli kampion. Ose do të jenë telashe të mëdha për shumë nga pjesëtarët aktualë të “Zonjës së Vjetër”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – Arena e Lajmit


Alarm total/ Barazim i frikshëm, Juventusi është bosh në… zemër të lojës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook