Aksidenti i frikshëm në Tiranë, shefi i qarkullimit: Dyshojmë se fajtor ka qenë shoferi i urbanit, i është bërë testi i drogës pasi ka deklaruar se…

97327098 7d8b 4219 9c5f D85c65ee47d0

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë në Tiranë, ku një autobus i linjës së “Unazës” është përplasur me disa automjete, duke lënë pas edhe 9 qytetarë të plagosur, mes tyre edhe shoferi i urbanit.

Në rubrikën “Opinion”, i ftuar ishte dhe shefi i qarkullimit për Tiranën Taulant Gjoka, i cili ka deklaruar se po hetohet për azbardhjen e plotë të shkaqeve.

Sipas tij, paraprakisht dyshohet se shoferi i autobusit ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ai tha se këtij të fundit i është bërë edhe testi i drogës, pasi ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur aksidenti ka qenë jo koshient dhe se nuk mban mend çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë të pestë shoferëve u është bërë testi i alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë.

“Policia po heton për të parë dhe kënde të tjera të aksidentit, jo vetëm atë që shfaqet në këtë video. Nuk duhet të nxitojmë për të bërë me faj asnjë nga dejtuesit që janë përfshirë në këtë aksident të pazakontë, për sa i përket numrit të mjeteve. Referuar të dhënave që kemi marrë nga grupi ghetomor, mund të themi që kemi të dyshuar drejtuesin e autobusit për shkelje të kodit rrugor. 5 shoferët e përfshirë në aksidnet u janë bërë testet e alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë.

Shoferi ka deklaruar se ka qenë jo koshient në momentin e ngjarjes për shkak se ka thënë se vuan nga një sëmundje, e për këtë i është bërë testi i drogës, nuk kujton çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai.

Aksidenti i frikshëm në Tiranë, shefi i qarkullimit: Dyshojmë se fajtor ka qenë shoferi i urbanit, i është bërë testi i drogës pasi ka deklaruar se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook