Aktorja e njohur nxjerr në shitje shtëpinë e saj. Ja vlera marramendëse që do të kushtojë (FOTO)

Banesa gjysëmshekullore me tre dhoma gjumi dhe dy banjo u ndërtua në vitin 1958. Emma Stone dhe bashkëshorti i saj, komediani dhe regjisori Dave McCary, blenë dhe rinovuan pronën në vitin 2018, sipas Architectural Digest.

Katër vjet më vonë, ajo është duke u listuar për shitje nga Sotheby’s International Realty.

Detajet nga lista zbulojnë një shtëpi prej 1764 metrash katrorë, të mbushur me dritë, me pamje gjithëpërfshirëse nga oqeanit. Dhoma e gjumit kryesore e qetë ka dritare xhami të mëdha me pamje nga Paqësori dhe një çati të pjerrët, duke krijuar një atmosferë ëndërrimtare.

Emma Stone's home in Malibu.
Shtëpia përfshin gjithashtu një dhomë rekreacioni, studio arti dhe dhomë ngrënie. Shtëpia përmban edhe një kuzhinë të hapur dhe dhomë me një oxhak në qendër.

02 Emma Stone Malibu home

Shtëpia ndodhet në fund të një rruge dhe është e rrethuar nga agat blu që përshkojnë mbi tre hektarë bregdet.

Ju kujtojmë që Stone dhe McCary kanë qenë kryesisht privatë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ato u fejuan në vitin 2019 dhe këtë lajm McCary e njoftoi lajmin përmes një postimi në Instagram, duke treguar unazën e fejesës me perla jotradicionale që i dhuroi Stone. Çifti mirëpriti jarg vëmendjes së publikut fëmijën e tyre të parë në maj të këtij viti.

Së fundmi, Stone u shfaq në Met Gala, ku ripërdori fustanin e saj të dasmës, të dizajnuar nga Louis Vuitton. Këtë muaj, ajo modeloi në një fushatë të re për markën luksoze dhe është shfaqur për filmin e saj të ri të shkurtër “Bleat”, një film pa zë bardh e zi nga Yorgos Lanthimos, i cili gjithashtu drejtoi “The Favourite”.

Emma Stone at the Met Gala 2022.

Aktorja e njohur nxjerr në shitje shtëpinë e saj. Ja vlera marramendëse që do të kushtojë (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook