Bullizmi në shkolla/ Drejtoresha: Fëmijët buzëqeshnin, nuk u shqetësuan! Kikia: Fajtor jemi të gjithë. Fundjavave s’ka shtretër bosh në Urgjencë sepse…

1e7b1ac9 8c77 4822 Ac0a 937c9f97529d

Drejtoresha e shkollës 9 vjeçare “Kongresi i Manastirit”, Rudina Maksuti, ka deklaruar se ajo që e shqetësoi në lidhje me rastin e videos së shpërndarë mbi sherrinë dy vajzave, është reagimi i nxënësve.
Ajo tha se pas një takimi të organizuar mes tyre dhe prindërve, nxënësit jo vetëm që nuk u shqetësuan, por madje filluan të buzëqeshnin.

Ndërkohë gazetari Mentor Kikia u shpreh se është shqetësuese mënyra e reagimit dhe e sjelljes së shoqërisë tonë.

Ai u shprehs e raste të tilla shihen si normalitet, ndërsa fajtor bëri të gjithë mjedisin rrethues.

Pjesë nga diskutimi:

Maksuti: Në momentin kur kam thirrur prindërit dhe fëmijët, në një moment nxorëm jashtë fëmijët dhe diskutuam me prindërit. Shihnim se fëmijët po vijonin të buzëqeshnin me njëri tjetrin dhe kjo është arsyeja se përse do thërrasim sërish takime.

Prindërit i shohin këto si ngjarje që ndodhi dhe ka edhe më keq se kaq. Mënyra se si reaguan fëmijët ishte ajo që më shqetëson.

Kikia: Shqetësimi im është se shoqëria jonë u argalis me këtë ngjarje. Fëmijët e tjerë nuk u panikuan e të thoni çështjes kjo sepse është normalitet. Të dëgjosh si flasin në rrugë sidomos vajzat duhet të ndërrosh rrugë se nuk i dëgjon dot.
Adoleshentët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëmoshatarëve vetëm për një video në rrjetin social.
Fajtor është gjithë mjedisi.
Britania, një shtet liberal ën këtë drejtim, është një shoqëri në rrokullisje katostrofike. Është shkatërruar dhe çdo fundjavë policia e ambulancë ngarkojnë në makina adoleshentë të pirë e të droguar.
E njejta ndodh edhe këtu. Në urgjenca nuk ka shtretër gjatë fundjavës.
Fëmijëve para se tu mësohen detyrimet u mësohen të drejtat.
Sot i vëmë mësuesit para tabelës së qitjes, kur mësuesi ka frikë të kërkojnë llogari.

Bullizmi në shkolla/ Drejtoresha: Fëmijët buzëqeshnin, nuk u shqetësuan! Kikia: Fajtor jemi të gjithë. Fundjavave s’ka shtretër bosh në Urgjencë sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook