Grupi ukrainas nxjerrin në ankand trofeun e Eurovisionit. Paratë e fituara do të shkojnë në ndihmë të vendit të tyre

Ukraina këtë vit arriti të fitonte Eurovisionin por grupi Kalush Orchestra , po nxjerrin në ankand trofeun e tyre të festivalit dhe do të shesin gjithashtu kapelën e tyre rozë, të cilën këngëtari Oleh Psiuk e mbajti në skenë në Torino, në ndihmë të ushtrisë ukrainase.

Oleh shpalli ankandin në llogarinë e tij zyrtare në Instagram më 25 maj dhe i ka mbajtur ndjekësit të përditësuar për shumën e parave të mbledhura deri më tani përmes postimeve në Instagram.

Deri në fund të ditës së parë, grupi arritit të mblidhte mbi 60,000 € në ndihmë të Fondacionit Bamirës Serhiy Prytula , i cili ndihmon në mbështetjen e Ushtrisë së Ukrainës.

“Ne fituam Eurovision Song Contest dhe tani duam të ndihmojmë Ukrainën që të fitojë luftën”, tha Oleh. “Dua ta shes këtë kapelë dhe të gjitha paratë do të shkojnë për ushtrinë ukrainase.”

Kapelja dhe trofeu i Eurovizionit do të shiten veçmas.

Kushton 200 hryvna ukrainase (afërsisht 5 €) për të hyrë në shortin për të fituar kapelën ikonike rozë të Oleh-it, të cilën ai e veshi teksa fitoi në Eurovizion 2022 në Torino. Donacionet po pranohen në faqen e Fondacionit Bamirës Serhiy Prytula në Monobank.

Më vete, trofeu i Eurovizionit do t’i jepet personit që bën donacionin më të madh për Fondacionin e Bamirësisë Serhiy Prytula.

Fondacioni po pranon gjithashtu donacione kriptomonedhash dhe personi që bën dhurimin më të madh total, duke kombinuar si kriptomonedhën ashtu edhe paratë tradicionale, do të marrë trofeun e Eurovizionit 2022.

Konkursi mbyllet më 28 maj.

“Çdo euro nga donacioni juaj mund të shpëtojë jetën e ushtarëve ukrainas”, tha themeluesi i bamirësisë Serhiy Prytula në një postim në Instagram.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KALUSH (@kalush.official)

Grupi ukrainas nxjerrin në ankand trofeun e Eurovisionit. Paratë e fituara do të shkojnë në ndihmë të vendit të tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook