Prej kohësh përgatiten me Kukësin, por vetëm dje klubi i ka prezantuar përmes një postimi në faqen zyrtare.
Ja njoftimi i prezantimit të Laurenc Xhekës dhe Lejton Nduku:
“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Laurenc Xheka dhe mesfushori anglez, Lejton Nduku, janë zyrtarisht futbollistë të skuadrës sonë.
Xheka ka firmosur me klubin për 3 sezonet e ardhshme, ndërsa Lejton ka firmosur për dy sezone.
22-vjeçari Xheka vjen te Kukësi nga ekipi i Korabit, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për Kastriotin e Teutën.
Nga ana tjetër, Lejton ka luajtur në kampionatin anglez, prodhim i akademisë së ‘Leicester City’, teksa ka debutuar edhe me ekipin e parë.
Në të shkuarën, 23-vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Anglisë.
Klubi i Kukësit u uron mirëseardhje futbollistëve Laurenc Xheka dhe Lejton Nduku dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”.
Arena e Lajmit