Një tjetër lojtar që duket se po merr formën e duhur, por që me shumë keqardhje mund të mungojë për trajnerin Josa edhe ndaj Kukësit, është mesfushori Esat Mala.
Problemet burokratike të dokumentacionit të tij do të bëjnë që stafit teknik t’i mungojë një alternativë reale për 11-shen e parë.
“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë shkodranëve se klubet e kanë gjetur akordin me njëri-tjetrin, si dhe lojtarin, por ngërçi ka mbetur në mes federatave.
Besoj se shumë shpejt do luajë me Vllazninë, sepse skuadra turke e ka dhënë lejekalimin.
Deri të dielën mund të ketë zhvillime pozitive në këtë drejtim duke e përfshirë edhe Esat Malën në planet e përballjes me Kukësin në “Loro Boriçi”.
Mala gëzon gjendje të kënaqshme për t’iu përgjigjur “thirrjes” së trajnerit Josa.
ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit