Napoli ka arritur të fitojë një ndeshje miqësore pasditen e djeshme me rezultatin 3-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona” ndaj Juve Stabias, skuadër që militon në Serinë C italiane.
Golat për ekipin e Luçiano Spaletit u shënuan të gjitha në pjesën e dytë të takimit, nga Ndombele në minutën e 57′, nga Ambrozino në minutën e 82′ dhe nga Zerbin në minutën e 90+3′.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë sfidë ishte goli i blerjes së merkatos së verës të Napolit, Tangui Ndombele, i cili shënoi një supergol.
Ish-mesfushori francez i Totenhemit, rikuperoi një top dhe në afërsi të zonës së rreptësisë ka goditur topin me një “silurë” duke shtangur portierin kundërshtar.
Një gol që bëri menjëherë xhiron e rrjetit.
– Arena e Lajmit