“Mund të kishte ndodhur një akt më i rëndë”, Shehaj për sulmin ndaj Berishës: Në protestë numërova 18 policë civilë, por s’reaguan. Agresori pa portofol e celular, skenar i orkestruar!

Shehaj Berisha

Koordinatorja e Luftës Anti-Korrupsion në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryetarit të PD-së, Sali i Berisha dje në protestën e opozitës.

Në një lidhje përmes skype për News24 Shehaj tha se sulmi i djeshëm ishte i organizuar, pasi bëhej fjalë për një person normal (agresori) që kishte patentë dhe që kishte aplikuar për kredi. Sipas saj, ndonëse në protestë ka pikasur të paktën 18 policë civilë, ata nuk kanë ndërhyrë për të mbarëvajtur situatën.

“Unë isha vetëm 3 rreshta pas, një skenë e papritur. Skam parë në protesta që të dhunohet kryetari i opozitës. Është akti dënueshëm. Në opinionin tim, është i keqorkestruar. Këto reagimet; ‘ishte me kartelë’; më duken të shëmtuara. Ishte miting i dakordësuar. Aty nuk kishte asnjë masë sigurie ndaj atij mitingu dhe ndaj liderëve të opozitës. Aty mund të kishte ndodhur dhe një akt më i rëndë. Ai djalë u shoqërua në seli. Kam takuar dhe shefin e komisariatit, ata kërkonin të merrnin djalin dhe e morën pa asnjë shqetësim. Strukturat arritën që të menaxhonin një situatë që mund të precipitonte. Mendova se një provokator mund të ishte kapur me ndonjë protestues. ishte e paimagjinueshme që të goditej zoti Berisha. Që nga momenti që kam bërë rrugën pranë ECT-së deri te selia e PD, kam njohur 18 oficerë policie civilë. Ka pasur shumë civilë. Te turma te Hotel Dajti, edhe aty kam njohur dhe OPGJ të drejtorisë së Tiranës. Në vend që të gjejnë kriminelët, dalin aty. Nga rruga aty, kam njohur 18 djem që janë të Forcave Operacionale, që aty nuk bënin asgjë, por më pas kërkonin atë djalin.

Mund të precipitonte situata. Breçani, Learti, ish-shoqëruesi i Metës, kameramani i Partisë së Lirisë menaxhuan situatën, pasi njerëzit u irrituar. Nuk ka pasur protestë që të sulmohet lideri i opozitës. Ishte sulm i papritur, por që u menaxhua shumë mirë. Pati nervozizëm nga njerëzit që ishin pjesëmarrësit. Asnjë nga ne nuk ka frikë. Shyqyr që zoti Berisha është mirë. Ai zotëria është mirë, me gjithë atë që bëri, është mirë. Ai individi me të ‘meta mendore’, ka kërkuar dhe avokat, dhe që ka marrë kredi, ka rinovuar patentën. Njihi ndonjë shqiptar pa telefon? Unë nuk njoh?! të mos ketë portofol me vete, një 100 lekësh me vete, ai individ nuk kishte asnjë 100 lekësh me vete. Pashë momentin kur turma lëvizi shumë shpejt. Pashë që në një moment u largua zoti Berisha u pozicionua në të majtë. ishte diçka shumë e shpejtë. Ndaj ky individi me të ‘meta mendore’ kaq i mirëmenduar, kur të marrë avokatin, besoj se do të flasë.”, tha Shehaj.

Arena e Lajmit

“Mund të kishte ndodhur një akt më i rëndë”, Shehaj për sulmin ndaj Berishës: Në protestë numërova 18 policë civilë, por s’reaguan. Agresori pa portofol e celular, skenar i orkestruar!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook