Sfida e fundit e sezonit, Nevil Dede: Ditë feste sot për Erzenin!

Erzeni do të kërkojë sot ta mbyllë me një fitore ndaj Besëlidhjes sezonin e shkëlqyer, që u shpërblye me ngjitjen në Superiore.

NEVIL DEDE

Përpara kësaj ndeshjeje në shtëpi, trajneri Nevil Dede për “Panorama Sport” u shpreh:

“Pavarësisht se e kemi arritur objektivin Superiore, do të jemi dinjitozë para tifozërisë sonë për të respektuar kampionatin deri në fund.

Do të aktivizoj lojtarët më të mirë, ata mbajtën peshën gjatë kampionatit dhe për të treguar se kanë qenë skuadra më e mirë dhe për t’u dhuruar kënaqësi tifozërisë. E vetmja mungesë do të jetë Meta, që është i dëmtuar.

Festën e parë e bënë në Pezë pas fitores me Vorën, ndërsa sot parashikohet të jetë një festë ende më e madhe në qendër të qytetit”.

– Arena e Lajmit


Sfida e fundit e sezonit, Nevil Dede: Ditë feste sot për Erzenin!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook