Sulmi ndaj Berishës në protestë, Indrit Hoxha: I njëjti skenar si te ‘Prestige’. Rama i ka bërë llogaritë gabim, s’mund t’i mbyllet goja opozitës! Autori…

Indrit Hoxha

Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha komentoi sulmin ndaj kreut të PD Sali Berisha gjatë protestës së djeshme e zhvilluar në Bulevard.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka bërë llogaritë gabim, pasi opozitës nuk mund t’i mbyllet goja.

Po ashtu i ndalur edhe tek sulmi ndaj “Prestige Resort”, tha se ishte ndaj medias së lirë, duke shtuar se kërcënohen me tritol.

“Isha në protestë. Në momentin e parë nuk po kuptoja dot çfarë kishte ndodhur. Në gjykimin tim është skenar i mirëmenduar nga Rama dhe ministri Çuçi. Një njeri me probleme mendore nuk mund të marrë kredi, të rinovojë patentën, të ketë precedent penale. Akoma pa dalë emri i tij nëpër media doli kartela. Babai i tij ka punuar në instancat e ish-Sigurimit të Shtetit. Por këto janë veprime që jo vetëm nuk i mbyllin gojën PD, por i bëjnë njerëzit që të votojnë kundër kësaj qeverie”, tha ai.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, ai më tej tregoi se qytetarët në fillim u shtangën.

“Truprojat e zotit Berisha janë për tu falënderuar pasi e morën dhe e hoqën duke i shpëtuar edhe jetën. E shoqëruan duke ndjekur çdo procedurë. Nëse propaganda e qeverisë kërkon ta shesë si sulm të një njeriu që ka probleme mendore, nuk është e vërtetë. Ai ka qenë në selinë  e PD, ka parë terrenin dhe ka shfrytëzuar pikën më të dobët për të bërë atë që bëri. Unë do të flas në një moment  të dytë ka thënë ai, kjo tregon edhe se është një skenar i mirëmenduar”., tha më tej ai.

Arena e Lajmit

Sulmi ndaj Berishës në protestë, Indrit Hoxha: I njëjti skenar si te ‘Prestige’. Rama i ka bërë llogaritë gabim, s’mund t’i mbyllet goja opozitës! Autori…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook