Gjermani me një plan special për Bajernin, Nagelsman urdhëron ndërtimin e një fushe “sekrete”

Kur Pep Guardiola zbarkoi në Mynih për të stërvitur Bajernin në vitin 2013, nuk u besonte syve kur pa se stërvitjet e skuadrës mund të ndiqeshin me sy të lirë deri jashtë kangjellave të qendrës “Säbener Strasse”. Dhe menjëherë urdhëroi ngritjen e tendave deri në pesë metra të larta, në mënyrë që edhe nga kodrat përreth të ishte gati e pamundur ndjekja e asaj çfarë skuadra e tij po përgatiste për sfidën e radhës. Por mesa duket, kjo ide, madje edhe më e revolucionuar se kaq, ka qenë edhe kërkesa e Julian Nagelsmanit.

Julian Nagelsman

Ndonëse trajneri aktual nuk i ka çmontuar ende pas 9 vitesh tendat e Guardiolës, ai ka kërkuar që përveç syrit të pengojë edhe të dëgjuarin e udhëzimeve që jepen në stërvitje, nga ndonjë spiun i infiltruar apo qoftë edhe nga ndonjë gazetar i pranishëm në qendrën stërvitore.

Dhe Bajerni, duke parë se si po ecën edhe skuadra sivjet, ka vendosur që t’ia plotësojë kërkesën dhe të nisë punimet për një fushë totalisht sekrete, e cila nuk do të jetë më jashtë mureve të selisë së “Säbener Strasse”, por brenda mureve të saj, në mënyrë që as pamje dhe as fjalë të mos jenë të mundura që të kapen nga askush.

Arena e Lajmit


Gjermani me një plan special për Bajernin, Nagelsman urdhëron ndërtimin e një fushe “sekrete”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook