VIDEO/ Nuk ishte mbrëmja e tyre, shihni gafat e pafalshme të dy portierëve në sfidën Barcelona-Mançester Siti

Barcelona-Mançester Siti përfundoi në barazimin 3-3 në një ndeshje bamirësie të zhvilluar në stadiumin “Camp Nou”.

Collage Maker-25-Aug-2022-11.29-AM

Golat për katalanasit u realizuan nga Obamejang në minutën e 29′, De Jong në minutën e 66′ dhe nga Memfis Depaj në minutën e 79′.

Ndërsa për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola, autorët e golave ishin, Alvarez në minutën e 21′, Palmer në minutën e 70′ dhe Rijad Mahrez në minutën e 90+9′ me penallti.

Rastet që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve ishin dy gafat e pafalshme të dy portierëve të dy skuadrave.

Në fillim ishte portieri i Barcelonës, Injaki Pena, i cili pas një krosimi në zonë nuk kontrolloi dot topin me duar duke i rrëshqitur nga duart dhe ai që përfitoi ishte Alvarez, i cili shënoi golin e parë të takimit.

Ndërsa gafa tjetër është e gardianit të Mançester Sitit, Stefan Ortega, i cili pas një goditje të fortë të Pierr-Emerik Obamejang u hodh në mënyrë të gabuar duke ndëshkuar skuadrën e tij.

– Arena e Lajmit


VIDEO/ Nuk ishte mbrëmja e tyre, shihni gafat e pafalshme të dy portierëve në sfidën Barcelona-Mançester Siti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook