I dënuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë (Emri)

Tirane Policia 1 1024x576

TIRANË

Arrestohet 54-vjeçari, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi kultivoi bimë narkotike në Zall Bastar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zgura”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Zall Bastar dhe arrestimi i shtetasit:
– Petrit Kamberi, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Zgurë, Zall Bastar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

I dënuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook