Komisioni i Disiplinës ka zbardhur ditën e sotme vendimet ndëshkimore që janë marrë pas javës së parë të kampionatit në Superiore.
Nga vendimet e marra bie në sy dënimi me një gjobë 100 mijë lekë ndaj Kukësit për hedhjen e sendeve në fushë, ku në ndeshjen e parë ndaj Tiranës u goditë në kokë me një shishe uji, ish-sulmuesi i bardhebluve Taulant Seferi.
Gjithashtu një pezullim me dy ndeshje ka marrë dhe lojtari i Kukësit, Klejdi Daci për shkak të sjelljes antisportive, ndërsa ka pasur dhe paralajmërime ndaj Partizanit dhe Teutës për fanellat e përdorura në ndeshjet e para dhe mungesat e logove përkatëse.
VENDIMET E DISIPLINËS:
- KF Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- KF Teuta, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Lojtari i FK Kukësi, Klejdi Daci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Arena e Lajmit