Aksidenti në Tiranë, drejtuesi i ‘Porsche’ rrëfen momentin e frikshëm: Urbani më goditi nga pas. Makina e ngriti vajzën në ajër dhe e shtyu. Nëse do të ishte e ulët…

Aksidenti Te Shallvaret Video E Re

Shoferi i automjetit tip  ‘Porsche’, Kaljon Aleksi që u aksidentua në Tiranë nga urbani i linjës së Unazës, ka folur lidhur me këtë aksident të frikshëm ku mbetën të plagosur të paktën nëntë persona.

Në një intervistë për A2 CNN, me moderatorin Drini Zeqo, ai tregoi se ka mbetur i shokuar nga përplasja, duke theksuar se fillimisht nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte dhe se pas goditjes së parë nga autobusi ishte përpjekur të frenonte, por pa ia arritur të dalë.

Gjithashtu shtoi se në rast se do të ishte një makinë e vogël do të ishte shtypur totalisht.

“Jam mirë nuk kam dëmtim, vetëm shembje dhe traumë. Ka qenë ora 10:30 , unë isha nisur për në aeroportin e Rinasit. Isha vetëm në makinë, ndjeva një goditje të madhe që erdhi nga pas, dhe nuk e kuptova çfarë ishte, pjesa e pasme e makinës u ngrit në ajër dhe më shtyu drejt pemës dhe të stacionit të autobusit. Instiktivisht kam shkelur frenat, por ishte e pamundur. Frenova që të mos godisja stacionit, kthej kokën pas për të parë çfarë ndodhi. Kur kthej kokën pas goditjes parë, shoh xhamin e përparmë të autobusit që më godet makinë dhe më pas aty nuk mbaj mend, sepse u godita edhe nga para. Kur dola nga makina, telefonova vëllanë tim dhe po prisja se isha në gjendje shoku. Makina është pak e lartë dhe për fat nuk e futi poshtë vajzën, por e ngriti në ajër dhe e shtyu më andej, se po të ishte diçka më e ulët mund ta kishte përplasur mbi xhamin e përparmë apo mund ta fuste poshtë makinës. Ajo vrapoi, dhe e kam parë nga videot. Në momentin që vajza ka dalë nga stacioni i autobusit unë kam kthyer kokën pas sepse mendova se mbaroi me aq,. Pas parjes së videove që dolën ishte e qartë ajo që ndodhi. Përveç dëmeve materiale, pjesa më e rëndë ishte pjesa e akuzimit publik, pasi u tha se Porsche ka shkaktuar aksidentin. Ajo ishte pjesa më e rëndë aty, mallkimet, shfryrjet publike, vetëm për faktin pse ishte ajo makinë. Këto lloj aksidentesh, ndodhin kudo, nuk është faji as i autobusit, as i bashkisë, as i shoferit. U fol se shoferi ishte me diabet, unë e njoh shumë mirë atë sëmundje sepse në të tillë sëmundje më ka vuajtur babai i cili nuk jeton më prej 5 vitesh. Njeriu kalon në gjendje të fikti dhe nuk është më i përgjegjshme se çfarë ndodh më pas. Ishte thjesht një fatkeqësi. Shkaktari i aksidentit ishte humbja e ndjenjave të shoferit autobusit, besoj edhe nga ato që janë thënë”, u shpreh më tej ai.

Arena e Lajmit

Aksidenti në Tiranë, drejtuesi i ‘Porsche’ rrëfen momentin e frikshëm: Urbani më goditi nga pas. Makina e ngriti vajzën në ajër dhe e shtyu. Nëse do të ishte e ulët…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook