“Situata mund të ishte përshkallëzuar, kursi i opozitës s‘ndryshon”, Erl Murati për sulmin ndaj Berishës: Autori dukej i përgatitur, misteri që shoqëron figurën e agresorit

Murati

Kryeredaktori i Gazeta Shqiptare, Erl Murati ka komentuar sulmin ndaj kryetarit të opozitës dje në protestë, Sali Berisha.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Murati tha se situata mund të ishte përshkallëzuar edhe më tej nëse nuk do të ndërhyhej nga strukturat drejtuese të PD dhe opozitës për të qetësuar turmën e protestuesve. Sipas tij, një shembull maturie dha dhe Berisha.

Sipas Muratit, figura e agresorit, Gert Shehu mbart mister, ndërsa duket se ishte i përgatitur për sulmin.

“E djeshmja do të duhet të ishte një festë e demokracisë, pasi ishte ditë e veçantë për Tiranën pasi u mbajt një samit i BE. ku iu dha një mesazh vendeve të treta që t’i mbajnë larg bashkëpunimet nga vendet e treta. Është një ngjarje e rëndë sulmi ndaj kryetarit të opozitës, për disa faktorë. Shqipëria ka përjetuar tensione politike mes palëve, por nuk mbaj mend kurrë më parë që të goditet një kryetar opozite. Ajo që lë pas ngjarja, është një shije e hidhur dhe fatmirësisht situata nuk pati përshkallëzime të mëtejshme. Situata mund të përshkallëzohej dhe për vetë autorin e incidentit. Situata u përballua mjaft mirë nga drejtuesit e PD. Aty kishte mundësi që situata të precipitonte jo vetëm për autorin, por në tërësi. Kemi parë kur turma ndihet nga faktorë të jashtëm dhe ajo irritohet duke u krijuar përplasje. Por ne kemi parë dje që lidershipi i PD dhe i opozitës e trajtoi incidentin me qetësi. Nuk pati incidente të tjera përtej këtij rasti. Kjo i dedikohet qetësisë së protestuesve. Nga kjo pikëpamje me rëndësi është sjellja e Berishës. Nuk është e thjeshtë, se si do kisha reaguar unë. Një 78-vjeçar të goditet ashpër dhe të gjakoset, t’i bëjë thirrje më pas turmës që të vijojë protestën. Ai më i irrituar dhe gjuhën e ashpër e kishte Meta, që tha se ‘ka ikur koha e fjalëve dhe duhen vepra’. Ndaj ai (Berisha) quhet si; kafshë politike. Në fund të protestës i bëri thirrje autoriteteve që të lironin autorin. Ndaj ai beson se kemi të bëjmë me porosi politike. Pas këtij personi mendon ai se ka njerëz të tjerë. Po të mendosh disa detaje, i takon autoriteteve shtetërore që të japin verdiktin për personin që sulmoi Berishën. Ai ka një mister, pasi autori dukej i përgatitur. Mori pjesë me qëllimin e hapur për të goditur kryetarin e PD. Fakti që nuk kishte telefon, apo kartë identiteti me vete, e shton misterin e këtij incidenti. Është një incident i rëndë, që në kohë të tjera, me drejtues të tjerë, situata mund të ishte përshkallëzuar, pasi ishin në mes të një proteste të opozitës. Situata politike në vend dhe sfida e opozitës janë të vështira. Qeveria ka hyrë në vitin e 10 të qeverisjes. Berisha tha dje; e ardhmja e opozitës janë zgjedhjet dhe protesta. S’e besoj se pas këtij sulmi do ndryshojë kursi i opozitës. Berisha vazhdon t’i besojë sistemit politike dhe bindjes se ndryshimi politik mund të vijë përmes votës. Protestat janë diçka normale ku ndodh kudo në botë dhe me rëndësi është fakti që t’i besosh institucionit të zgjedhjeve. Është shenjë e mirë që PD me në krye Berishën, ndryshe me zotin Basha, që injoroi zgjedhjet e 2019-ës, kryetari aktual i beson institucionit të votës dhe zgjedhjeve. Ambasadat dhe grupi i Alibeajt dënuan dhunën, madje dhe vetë zoti Rama. Ndaj ky i fundit duhet të jetë i kujdesshëm me dirigjimin e dhunës, që të shmanget gjuha e dhunës. Politikanët kanë detyrimin, sidomos kur janë në poste të larta, si në rastin e Ramës, që të kenë kujdes me gjuhën, qoftë dhe me ironinë, nëse duam të jemi një vend normal europian. Nëse duam të jemi europianë nuk na mjafton që të mirëpresim samitin e BE, por të mos pasqyrojmë frymën e dhunës.”, pohoi Murati.

Duke u ndalur te sulmi ndaj ‘Prestige Resort’, Murati tha se IKMT nxitoi për ta hedhur në erë, duke mos pritur vendimin e Gjykatës Administrative.

“Nuk mund të kujtohej papritur qeveria për ‘Prestige Resort’, dhe i çoi IKMT që i vuri tritolin. Mbi të gjithë është ligji dhe jo pushteti. Në fund të fundit t’i mandatohesh nga qytetarët, por nuk mund të marrësh përsipër atribute të vetëgjyqësisë, duke bërë gjykatën dhe prokurorinë. Në rastin e ‘Prestige’, ajo që dua të them është se duhej pritur vendimi i gjykatës. Fakti që IKMT e shpërtheu me tritol hotelin në ditë të diel, pa pritur vendimin e gjykatës, ka tendencë për vetëgjyqësi. Pushteti në këtë vend ndoshta është dehur nga kohëzgjatja në krye të qeverisë, por ligji prevalon.”, përfundoi Murati.

 

Arena e Lajmit

“Situata mund të ishte përshkallëzuar, kursi i opozitës s‘ndryshon”, Erl Murati për sulmin ndaj Berishës: Autori dukej i përgatitur, misteri që shoqëron figurën e agresorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook