Dalin pamjet e sherrit pak ditë para vrasjes së shqiptarit në Greqi, dyshohet se biznesmeni grek i kishte para borxh (VIDEO)

Greqi

Vrasja e shqiptarit Visar Dakrama alias Julian Kosova jashtë një klubi në ishullin e njohur grek tronditi mbarë opinionin publik.

Mediat greke kanë publikuar edhe video të një sherri, të ndodhur disa ditë para vrasjes. Në video shihet autori dhe viktima duke u përleshur. Sipas informacioneve thuhet se të dy personat kishin mosmarrëveshje financiare pasi biznesmeni grek i kishte një borxh shqiptarit. Bëhej fjalë për një shumë rreth 3 mijë euro.

Nga detajet e publikuara nga mediat greke, u bë me dije se krimi çoi në vdekjen e të riut kishte ‘mollë sherri’ një vajzë të re.

E reja tij pohoi për policinë se shqiptari e shqetësonte herë pas here, i fliste keq dhe gjithnjë bëhej i egër.

Madje ai ditën e krimit i kishte hedhur asaj ujë, ndërsa e reja i ishte lutur që të ndalte. Ndërkohë, pasi shqiptari ishte përleshur me grekun, ky i fundit kishte shkuar në banesë për të marrë armën dhe më pas qëlloi drejt të riut, duke e lënë të vdekur në vend.

Video:

Arena e Lajmit

Dalin pamjet e sherrit pak ditë para vrasjes së shqiptarit në Greqi, dyshohet se biznesmeni grek i kishte para borxh (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook