Mori përpara makinat dhe la të plagosur 10 qytetarë/ Gazetari jep detaje: Aksidenti u shkaktua nga shoferi urbanit, nga kontrolli teknik rezultoi…

Aksidenti Te Shallvaret Video E Re

Të paktën 10 persona u lënduan nga aksidenti i shumëfishtë i ndodhur ditën e djeshme në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se shkaktar i këtij aksidenti të rëndë është shoferi i urbanit të linjës së Unazë.

Drejtuesi i urbanit, Agron Xhafa, u arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme.

“Ditën e ndjeshme ndodhi aksidenti i rëndë dhe i shumëfishtë. Sipas informacioneve bëhet me dije se shkaktari kryesor i aksidentit është autobusi i Unazës. Ka goditur nga pas automjetet. Shoferi është arrestuar pas veprimeve hetimore të kryera.

Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Autobusi i linjës së Unazës ka qenë duke lëvizur përtej normave të lejuara ku dhe u përfshi dhe shkaktoi aksidentin. Shoferi Agron Xhafa pas aksidentit ka thënë se nuk ka qenë në gjendje të mirë dhe se vuante nga diabeti. Ndërkohë i është bërë një kontroll teknik i autobusit dhe ka rezultuar se nuk ka pasur defekt, por pritet të bëhet sërish një kontroll më i detajuar. Në total janë lënduar 10 persona.

Pas mjekimeve të marrë tek Trauma të plagosurit kanë dalë nga spitali. Ndërkohë ky aksident ka shkaktuar panik tek qytetarët. Stacioni ku ndodhi aksidenti është i  rrethuar me shirita nga policia për të mos qenë funksional.

Grupi hetimor po heton lidhur me ngjarjen, por fillimisht është arritur në përfundimin se shoferi i urbanit ka qenë shkaktar pasi ka lëvizur tej normave. Gjithashtu edhe pesha e madhe e urbanit ka qenë një tjetër shkak”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

Arena e Lajmit

Mori përpara makinat dhe la të plagosur 10 qytetarë/ Gazetari jep detaje: Aksidenti u shkaktua nga shoferi urbanit, nga kontrolli teknik rezultoi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook