Ançeloti mund të buzëqeshë, te Reali rikthehet titullari i mesfushës

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, do të ketë një forcë më shumë në mesfushë për takimin e së dielës në La Liga. Reali do të bëjë vizitë në Barcelonë, teksa të dielën në orën 22:00 do të përballet me Espanjolin e Keidi Bares. Për këtë takim, trajneri italian do të ketë sërish në shërbim të tij mesfushorin gjerman, Toni Kros.

KROS

Ai mungoi në ndeshjen e fundjavës së kaluar përballë Selta Vigos, ku madrilenët triumfuan 1-4. Mesfushori 32- vjeçar nuk ishte i gatshëm për trajnerin Ançeloti për shkak të një gjendjeje gripale. Por tashmë gjithçka ka kaluar dhe Kros pritet të jetë rregullisht në fushë. Gjermani është stërvitur dje rregullisht me pjesën tjetër të ekipit.

Toni Kros nuk është rikthimi i vetëm për trajnerin Ançeloti. Për ndeshjen në Barcelonë, tekniku italian do të ketë të gatshëm dhe sulmuesin Rodrigo, i cili nuk ka bërë ende debutimin në la Liga si pasojë e disa probleme muskulore. Në mëdyshje për ndeshjen e së dielës janë Naço dhe Odriozola.

Arena e Lajmit


Ançeloti mund të buzëqeshë, te Reali rikthehet titullari i mesfushës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook