Joshua Zirkze deri në këtë fillimsezoni ka këmbëngulur që të qëndrojë dhe të luajë shanset e tij te Bajerni i Mynihut, por duke parë edhe shpërthimin total të Xhamal Musialës, vetë 21-vjeçari e kupton që është e kotë të humbë kohë në stolin e kampionëve.
Ofertat për të janë të panumërta, por pas Augsburgut, Shtutgartit, Mynshengladbahut e Nukasëllit, dje në listë-kërkesë është shtuar edhe Bolonja, e cila do Zirkzen, pasi rrezikon që të humbë në merkato bomberin Arnautoviç.
Klubi italian po shpreson në një marrëveshje huazimi ku lojtari do të përfitonte një minutazh të shtuar në krahasim me atë që ka aktualisht te Bajerni.
Arena e Lajmit