“Nesër na pret një ndeshje e madhe”, Inzagi sfidon të shkuarën: Asllani mund të aktivizohet dhe në rolin e…

Interi i Simone Inzagit do të përballet ditën e nesërme në sfidën e radhës në kampionat kundër Lacios, një sfidë shumë e veçantë për trajnerin italian i cili në të shkuarën ka luajtur dhe i ka drejtuar kryeqytetasit.

INZAGI

Lidhur me sfidën ka folur vetë tekniku i zikaltërve i cili në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ka theksuar cilësitë e Lacios dhe pritshmëritë ndaj sfidës.

“Lacio është një skuadër e madhe e cila është përmirësuar ndjeshëm në organikë. E dimë se çfarë janë të aftë të bëjnë, shpresoj që nesër Imobile ta bëjë pushim dhe të mos shënoj kundër nesh.

Skuadra duhet të bëjë më të mirën, jam me fat që kam mundësi të zgjedhë në disa role ku të gjithë më ofrojnë maksimumin kur zbresin në fushë.

Asllani është një djalë që po punon shumë mirë, është normale që ka ardhur me pritshmëri të larta. Jam i kënaqur nga ato që shoh prej tij. Është marrë për të ndihmuar Brozoviç në atë rol, por tani me mungesën e Mikitarjan mund të luaj edhe më lartë në mesfushë, edhe pse personalisht më pëlqen përpara mbrojtjes.”, u shpreh Inzagi.

Arena e Lajmit


“Nesër na pret një ndeshje e madhe”, Inzagi sfidon të shkuarën: Asllani mund të aktivizohet dhe në rolin e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook