Familjarët e viktimave të ’21 Janarit’ kërkuan që dosja të hetohej nga SPAK, Dumani: Çështja nuk është në kompetencat tona, por…

Spak 1 600x360

Pak ditë pasi familjarët e viktimave të 21 Janarit depozituan një kallëzim në SPAK, ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Lulzim Basha, ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, dhe ndaj ish-gardistit Agim Llupo, vjen reagimi nga Altin Dumani.

Në përgjigjen e kërkesës së familjarëve që çështja të merrej nën hetim nga SPAK, Dumani bën me dije se nuk është në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme që të hetojë këtë ngjarje. Sipas SPAK, nga hetimet e kryera deri më tani nga Prokuroria e Tiranës, nuk ka asnjë element që sugjeron përfshirjen e subjekteve të përmendura në kallëzim, për këtë ngjarje.

“Për këtë arsye, referuar nenit 75/a, 76 dhe 28 te K.Pr.Penale ju përcjellim për kompetencë lëndore materialin kallëzues me nr. K.137 prot., date 16.02.2023, me qëllim vlerësimi nga ana juaj. Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në përfundim të letrës së Altin Dumanit. Mes të tjerash SPAK i sugjeron familjarëve të viktimave se; “Nëse në vijim të verifikimeve, apo hetimeve do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale, apo subjekti në kompetencë hetimi nga SPAK, atëherë, aktet e procedimit penal, të dërgohen për kompetencë lëndore pranë Prokurorisë së Posaçme”.

Arena e Lajmit

Familjarët e viktimave të ’21 Janarit’ kërkuan që dosja të hetohej nga SPAK, Dumani: Çështja nuk është në kompetencat tona, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook