Nga personat e dënuar, tek pjesëtarët e bandave kriminale jashtë vendit, arrestimet e fundit nga forcat e rendit

Capture

Policia vijon aksionet për të parandaluar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike dhe krimet e tjera në çdo formë të shfaqjes së tyre, si dhe për të vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim.

Në kuadër të këtyre aksioneve, policia njofton se është arrestuar një 40-vjeçar që qarkullonte në kryeqytet, i armatosur me pistoletë; ka përfunduar në pranga pjesëtari i një grupi kriminal në Spanjë si dhe është kryer arrestimi i tre personave të dënuar.

Njoftimi :

24 orë angazhim dhe kontrolle të intensifikuara, për të parandaluar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike dhe krimet e tjera në çdo formë të shfaqjes së tyre, si dhe për të vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim.

✅Një 40-vjeçar që qarkullonte në kryeqytet, i armatosur me pistoletë, u vu në pranga në kuadër të operacionit “Chief”.

✅Pjesëtari i tretë i një grupi kriminal në Spanjë, me aktivitet në fushën e narkotikëve, u kap në Vlorë dhe u vu në pranga si rezultat i operacionit “Escape”.

✅Rreth 32 200 euro të padeklaruara u sekuestruan në PKK Morinë dhe në PKK Port Durrës, si dhe u vunë në hetim 2 shtetasit që tentuan t’i futnin këto para, në vendin tonë.

✅3 shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar për krime në fushat e narkotikëve, transportimit ilegal të emigrantëve dhe falsifikimit, u ndaluan nga Policia, në Tiranë dhe në Durrës.

✅Policia Rrugore e Tiranës vuri në pranga 63-vjeçarin, i cili ditën e djeshme, duke drejtuar një autobus të shërbimit urban, përplasi disa automjete në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit” dhe shkaktoi dëmtimin e 9 shtetasve.

✅Operacioni “Midnight 6” vuri në pranga në Qafë Plloçë, 2 vëllezër që bashkëpunuan me njëri-tjetrin, për transportimin e 13 emigrantëve, për kalimin ilegal drejt BE-së.

✅Në Devoll u proceduan penalisht 2 shtetas të cilët u kapën teksa transportonin me kamionçinë, një sasi lënde drusore (gështenjë), të prerë në kundërshtim me ligjin.

✅Në Bulqizë u vu në pranga një 62-vjeçar, pasi duke inskenuar një rast vjedhjeje në minierën ku punonte, dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Kallëzimi i rremë”.

Kontrollet në terren, aksionet policore dhe operacionet, vijojnë 24/7, në çdo qark të vendit.

Nga personat e dënuar, tek pjesëtarët e bandave kriminale jashtë vendit, arrestimet e fundit nga forcat e rendit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook