“ E pashë kur luajtëm miqësore”. Reja i thur elozhe yllit të ri të Napolit, por nuk e kishte kurrë përballë: Unë u këshillova Brojën

Edi Reja, trajneri i përfaqësueses shqiptare ka dhënë një intervistë për Radio Kiss Kiss Napoli duke komentuar paraqitjet e para të kampionatit të ish-skuadrës që ka drejtuar gjatë karrierës së tij. Tekniku i kuqezinjve është ndalur sidomos te talenti i ri i napolitanëve, gjeorgjiani Kvaratskhelia.

reja

“Kvara është një blerje e madhe. Teksa drejtoja Shqipërinë bëmë një miqësore kundër Gjeorgjisë, ai ishte pjesë e kombëtares dhe kjo të lë të kuptosh shumë gjëra. Më ranë në sy cilësitë e tij si driblues. Mbrojtësi i parë del gjithmonë bosh kundër këtij djaloshi, dublimi është i pashmangshëm”, tha Reja për futbollistin.

.

Por në fakt, Kvaratskhelia nuk ka luajtur kurrë kundër Shqipërisë. Në miqësoren e muajit mars që u luajtur në “Air Albania” dhe përfundoi me shifrat 0-0, ai nuk ishte pjesë e përfaqësueses gjeorgjiane. Megjithatë Reja e cilëson një goditje të madhe dhe për këtë i ka bërë komplimente drejtorit Xhiuntoli. “I kam bërë komplimente, pasi unë i kisha këshilluar edhe Brojën, por Xhiakomo Raspadori, i cili më pas kaloi te Napoli, është shumë i fortë”, theksoi trajneri i përfaqësueses shqiptare.

Arena e Lajmit


“ E pashë kur luajtëm miqësore”. Reja i thur elozhe yllit të ri të Napolit, por nuk e kishte kurrë përballë: Unë u këshillova Brojën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook