Ballkani dhe Shkupi janë duke u përballur në ndeshjen e kthimit të ‘play-offit’ në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
Tifozë të shumtë të skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut kanë udhëtuar drejt Prishtinës për ta ndjekur takimin e dy ekipeve shqiptare, njëra prej të cilave do të na nderojë në fazën grupore të garës evropiane.
Ndërkohë së fundmi, një banderolë e shpalosur nga tifozët “Shvercerat” e Shkupit, është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale. “Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit”, shkruhej në banerat e shpalosur nga bardheblutë e Shkupit.
Nuk kanë munguar mbështetjet dhe duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në “Fadil Vokrri” për këtë banderolë.
Arena e Lajmit