Elon Musk krijon ekip për të rivalizuar me ChatGPT në teknologjinë e IA

Thumbs B C 5c56fa4545f69d6b8bafd3bd2e38beee

Miliarderi amerikan Elon Musk, pronar i SpaceX-it dhe Twitter-it, u është drejtuar studiuesve të inteligjencës artificiale për të krijuar një laborator të ri për të rivalizuar me ChatGPT, “chatbot-in” e inteligjencës artificiale të zhvilluar nga OpenAI.

Musk është duke marrë në punë studiuesin Igor Babuschkin, i cili së fundmi u largua nga njësia e inteligjencës artificiale DeepMind të kompanisë Alphabet, për të ndërtuar një ekip që mund të konkurrojë me ChatGPT, njoftoi Yahoo News.

Thuhet se Musk dhe Babuschkin kanë diskutuar formimin e një ekipi për të vazhduar kërkimin e tyre për inteligjencën artificiale, por projekti është ende në fazat e hershme dhe nuk janë zbuluar plane konkrete për zhvillimin e produkteve specifike për momentin.

Raportohet se Babushkin ende nuk e ka nënshkruar zyrtarisht nismën e re të Musk-ut.

Musk, i cili bashkëthemeloi ChatGPT, një “chatbot” i bazuar në tekst i zhvilluar nga OpenAI që mund të shkruajë tekst, poezi dhe madje edhe kod kompjuteri me komandë, u largua nga bordi në vitin 2018.

Më 3 dhjetor 2022, Musk postoi në Twitter: “ChatGPT është tmerrësisht i mirë. Ne nuk jemi larg nga inteligjenca artificiale që mund të konsiderohet e rrezikshme”.

Elon Musk krijon ekip për të rivalizuar me ChatGPT në teknologjinë e IA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook