Parandalohet konflikti me armë në Tiranë, tre të arrestuar, policia jep detajet

Af011723 9a13 42ae 875e Acc083091565

Tre persona kanë përfunduar në pranga pas një konflikti me armë zjarri që ka ndodhur në Tiranë, pranë zonës së Pezë-Helamsit.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se në pranga janë vënë N. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, E. B., 32 vjeç, banues në Pezë-Helmës dhe I. B., 60 vjeç, banues në Pezë-Helmës.

NJOFTIMI:

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 6, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Vihen në pranga 2 shtetas që u përfshinë në konflikt dhe 1 shtetas tjetër që fshehu armën e zjarrit.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra me municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Pezë Helmës, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– N. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– E. B., 32 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

– I. B., 60 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i konfliktit për motive të dobëta mes shtetasit E. B. dhe shtetasit N. Sh., i cili mbante me vete armë zjarri.

Gjatë konfliktit fizik, shtetasit N. Sh. i ka rënë në tokë arma e zjarrit, të cilën e ka marrë shtetasi I. B. (babai i shtetasit E. B.) dhe e ka fshehur për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me 2 krehra me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Parandalohet konflikti me armë në Tiranë, tre të arrestuar, policia jep detajet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook