Verë e trazuar për sulmuesit/ Trajneri Reja me dhimbje koke, kuqezinjtë po “ngrohin” stolin

“Sëmundja” e stolit ka kapluar shumicën e lojtarëve të ekipit kombëtar. Kampionatet sapo kanë filluar dhe trajneri Edoardo Reja po bëhet disi me dhimbje koke, për faktin që shumë nga kuqezinjtë e tij nuk po aktivizohen. Jemi një muaj larg dy sfidave të Ligës së Kombeve, të cilat janë të rëndësishme për dy ngjarje: kapjen e vendit të parë dhe kalimit në Ligën A dhe shanse më të mëdha për futjen në Europian si dhe vazhdimësinë e trajnerit Reja në krye të Kombëtares.

Reja

SITUATA- Duke e nisur nga prapavija, një repart më se i konsoliduar, por problemin e ka me minutat dhe dëmtimet. Në portë, ashtu si Etrit Berisha te Torino dhe Strakosha te Brentfordi kanë qëndruar në stol gjatë ndeshjeve të para të kampionatit. Kapiteni i Kombëtares ka një konkurrencë me serbin, MilinkoviçSaviç, ndërsa Strakosha me portierin e Kombëtares spanjolle Raja. Për të kaluar me mbrojtjen, ku fatkeqësisht dy prej mbrojtësve të qendrës janë dëmtuar. Berat Gjimshiti do të mungojë rreth dy muaj, ndërsa Kastriot Dermaku për disa javë.

Ndërkohë mbrojtësit që po vuajnë për minuta janë Marash Kumbulla, Frederik Veseli dhe Elseid Hysaj. Të vetmit që po luajnë rregullisht janë Adrian Ismajli me Empolin dhe Ivan Balliu me Vajekanon. Të dy kanë zhvilluar paraqitje të mira. Në mesfushë i riu Asllani nuk e ka të lehtë që të kapë vendin e titullarit te Interi, ndërkohë Qazim Laçi dhe Keidi Bare janë rikthyer nga dëmtimi dhe po marrin minuta me pikatore.

Skuadra-kombetare-ne-nje-seance-stervitore

Një mesfushor tjetër si Gjasula, ka disa ndeshje që po luan si qendërmbrojtës me Darmshtadin, ndërsa ata që kanë marrë minuta janë Çekiçi, Bajrami, Abrashi dhe Ramadani. Për të mposhtur dy rivalët e grupit duhen shënuar gola dhe gjendja me sulmuesit tanë është e tillë: Katër prej tyre kanë ndryshuar ekip dhe kampionat. Cikalleshi, Manaj, Vrioni dhe Seferi kanë shkuar në një ambient të ri, ndërsa Broja po kalon ende një verë të trazuar. Balaj sërish ka ndryshuar ekip. Myrto Uzuni është ai që ka qenë i rregullt në fushë për Granadën, ku ka shënuar edhe një gol.

aktivizimi

Arena e Lajmit


Verë e trazuar për sulmuesit/ Trajneri Reja me dhimbje koke, kuqezinjtë po “ngrohin” stolin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook