Çmontohet banda e drogës në Spanjë, 20 të arrestuar, mes tyre 14 shqiptarë

Mg5129 790ddc6f

Shkatërrohet banda më e madhe e drogës në Lleida të Spanjës. Nga operacioni i autoriteteve spanjolle janë arrestuar 20 persona, midis tyre 14 shqiptarë.

Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 5000 bimë marjuanë, 15 kg të thatë dhe para të gatshme.

Mediat vendase shkruajnë se hetimi ka nisur rreth një vit më parë, dhe se midis të arrestuarve tre prej tyre janë spanjollë dhe tre të tjerët shtetas rumunë. Ky është një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut të drogës në vitet e fundit në Ponent.

Për realizimin e çmontimit të bandës së drogës, autoriteteve iu deshën dy javë kontrolle.

Arena e Lajmit

Çmontohet banda e drogës në Spanjë, 20 të arrestuar, mes tyre 14 shqiptarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook