“Jemi të kënaqur”, Maldini komenton grupin e Champions me Çelsin: Finalja në Stamboll? Ëndrrat të ndihmojnë

Paolo Maldini, drejtori teknik i Milanit, ka qenë ai që ka komentuar nga kuqezinjte rezultatin e shortit të Ligës së Kampioneve që u hodh sot në Stamboll, një qyet ku ish-mbrojtësi ka qenë protagonist me gol por në një finale të humbur ndaj Liverpulit.

maldini

Shorti ka vendosur në grup kuqezinjtë ndaj Çelsit, Salcburgut dhe Dinamo Zagreb, kundërshtarë të përballueshëm sipas Maldinit. “Është një grup që na sheh kryesues ndaj në letër, duket më pak i vështirë në krahasime me atë të vitit të kaluar. Pastaj rreziqet ekzistojnë gjithmonë, ka skuadra të forta. Si Salcburgu u cili nuk ka një histori të madhe por është një skuadër e vështirë për t’u përballuar si dhe Dinamo Zagreb të cilën e kemi takuar disa vite më parë në eliminatore. Pastaj është edhe Çelsi. Favoritet janë Milani dhe Çelsi. Është e mirë të kesh një ekip të fortë në grup, mund të thjeshtësojë pak kualifikimin. Në letër është një grup që na kënaq.

Objektivi është të përmirësohemi. Vitin e kaluar, në një grup të vështirë, dolëm të katërtit ndaj objektivi është të kualifikohemi mes dy të parave. Është e thjeshtë ta thuash, por pastaj duhet luajtur dhe fusha do të jetë ajo që do të thotë nëse e kemi merituar. Ajo që ka rëndësi për ne, skuadrën, klubin e tifozët, është të konkurrojmë për diçka gjithnjë e më të rëndësishme. Nga kjo përfiton shikueshmëria e markës, sponsorët, lojtarët. Milani do të konkurrojë për diçka më të madhe.

Finale në Stamboll? Ëndrrat ndihmojnë që të kesh objektiva, që të japësh maksimumin për gjëra që janë jashtë asaj që mund të arrish. Në këtë moment, nuk jemi ende gati për të ëndërruar diçka kaq të madhe, por kush do të përballet me ne, nuk do të jetë i lumtur. Kemi një histori, një skuadër të gatshme, trajnerin, një stadium të rëndësishëm. Por këto gjëra i kanë edhe skuadra të tjera, kanë material të ndryshëm në krahasim me tonin, jo aq sa i përket cilësisë së lojtarëve, por si gatishmëri për të programuar. Ne jemi në një hap të ndërmjetëm. Por kjo nuk na ndal që të mund të ëndërrojmë”, tha Maldini në prononcimin e tij.

Arena e Lajmit


“Jemi të kënaqur”, Maldini komenton grupin e Champions me Çelsin: Finalja në Stamboll? Ëndrrat të ndihmojnë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook