Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, po trajtohet Lëvizja Studentore e viteve ’90, në 32 vjetorin e saj.
Deputetja Mesila Doda, një nga protagonistët e kësaj Lëvizjeje, u shpreh se një nga difektet më të mëdha të asaj që pasoi Lëvizjen, ishte fakti që u krijuan personalitete e individë të fortë, por se nuk u arrit që të krijohej një sistem i fortë.
Ajo shtoi se nuk u arrit të bëhej një ndarje e fortë me të shkuarën dhe se si Partia Demokratike ashtu edhe ajo Socialiste, dështuan të ishin partitë moderne që duhej të ishin dhe të përfaqësonin idealet dhe parimet që karakterizojnë partitë të majta e të djathta.
“Është një ditë që ndan dy kohë, monizmin dhe atë që duhet të ishte ngritja e një demokracie reale. E para që më vjen ndër mend është që difekti më i madh i yni është që ngritëm individë të fortë po jo një sistem të tillë, i cili edhe tani është i dobët. Sistemi mundtë kapet nga çdo dorë sot, nuk kemi kontroll të pushteteve me njëra tjetrën.
Ne nuk e donim atë sistem, shihnim fqinjët dhe kërkonim ndryshim sistemi. Nëse më thoni sot nëse mendonim të përfshiheshim në politikë, të paktën tek unë nuk ka qenë. Problemi nisi në atë kohë se nuk u bë një ndarje e thellë me të kaluarën, e majta ndryshoi vetëm emrin dhe PD nuk u krijua si një e djathtë moderne. Sot kemi një PS që takson më shumë punën se kapitalin, vijon me PPP.
Vinim nga një varfëri e skajshme dhe ishim një rast që kishte ndodhur në gjitha kampit socialist, ishte një përzierje gjeopolitike, nuk ishte Shqipëria si ishull.
Kanë qenë dy momente, e duam Shqipërinë si e gjithë Europa, që të tillë po e përjetojnë vetëm ata që janë larguar dhe nuk kemi pasur mundësi të shpëtojmë rojet e sistemit.
Kemi edhe opozitën sot në një gjendje katastrofike, nuk kemi një kamp opozitar të përmbledhur që të përballojë dëmet e qeverisjes”, u shpreh ajo.
Arena e Lajmit