Në emisionin ‘Open’ në News24 Neritan Ceka dhe Blendi Gonxhe kanë diskutuar për protestën e 6 dhjetorit dhe sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Biseda është zhvilluar me diskutime mes tyre, pasi Neritan Ceka është shprehur se opozita ka të drejtë të protestojë ku e vendos dhe ku të thotë qeveria.
Nga ana e tij Gonxhe u shpreh se në 6 dhjetor ishte Samiti i BE , dhe sipas tij për këtë arsye opozita nëse nuk do të kishte protestuar do të ishte treguar më e përgjegjshme.
Pjesë nga debati:
Neritan Ceka: Nuk mund të më japësh mësim. Ik në çdo vend të botës dhe bëhet atje ku e kërkon dhe jo atje ku do qeveria. Opozita nuk ndalohet.
Gonxhe: Jam 52-vjeç nuk jam më 20 vjeç. Me kujdes kur më drejtoheni. Drejtohuni me respekt.
Neritan Ceka: Unë po shpjegoj ligjin. Ligji thotë policia mbron protestuesit
Gonxhe: Shteti u ngjir duke thënë jemi në Samit të jashtëzakonshëm. Nuk mund të organizojmë gjithë këto gjëra. Por një opozitë e papërgjegjshme nuk mundet të marrë një ‘Jo’.
Neritan Ceka: Unë nuk jam pjesë e opozitës dhe po them ka të drejtë të protestojë në vendin që e kërkon.
Gonxhe: Pse çfarë prisnit, donit të zinin vendin ku liderët europianë ecnin.
Ceka: Nuk je më ai që ke qenë, je burokrat, kam njohur Blend Gonxhen e asaj kohe. Je bërë pjesë e sistemit plotësisht.
Arena e Lajmit