Porti i Durrësit/ “Nuk është investim strategjik, por pastrim gjigand parash”, Meta: Koha që durrsakët të dënojnë arrogancën e tejskajshme të kësaj bande në pushtet

Meta 1

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një mbledhje me strukturat e partisë në Durrës, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me Portin.

Ai u shpreh se ai nuk është një investim strategjik, por një pastrim gjigand parash.

Pjesë nga fjala e Metës:

Projekti nuk është strategjik, por pastrim gjigand parash përmes ndërtimit dhe për të grabitur pronën e shqiptarëve

Kompanitë i kanë informuar Kuvendin se marrëveshje për Portin bie në kundërshtim me marrëveshje koncesionare e Shqipëria mund të detyrohet të paguajë miliona.

Për një projekt që qeveria pretendon se është i suksesshëm , zhvillues, në të mirën e qytetin e vendit, a u pyet ndonjëherë komuniteti i Durrësit, bashkia, ekspertët, shoqëria civile?

Ka ardhur koha që Durrësi me qytetarinë e mençurinë e tij të dënojë arrogancën e tejskajshme të kësaj bande.

T’i jepet fund shfrytëzimit të Durrësit për të pasuruar Ramën e bandën e tij.

Arena e Lajmit

Porti i Durrësit/ “Nuk është investim strategjik, por pastrim gjigand parash”, Meta: Koha që durrsakët të dënojnë arrogancën e tejskajshme të kësaj bande në pushtet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook