“Tani të gjejmë 5-6 ndeshjet që humbëm pa luajtur”, Sarri tregon ndjesinë pas fitores me Interin: I kthehemi futbollit njëpërdorimësh

Mauricio Sarri e vlerëson si të merituar fitoren e skuadrës së tij ndaj Interit. Shifrat 3-1 sipas trajnerit i japin të drejtë asaj që u pa në fushën e lojës, siç tregoi ai në konferencë për shtyp pas sfidës.

Sarri

“Më kënaq ndjesia se mund të kalojmë të padëmtuar edhe ato momente kur nuk e kemi lojën në dorë, nuk ishte vitin e kaluar. Sot pësuam gol në një situatë jo të pastër. Vështirësitë e vetme të mëdha në mbrojtje vinin nga fiziku i tyre në topa inaktivë. Rregulli është një cilësi e madhe dhe ne jemi bërë më të rregullt, si taktikisht, ashtu edhe mendërisht.

Mendoj se Felipe Anderson është në rrugën e duhur. Në nivel sulmuesi, ai nuk do të jetë kurrë një përbindësh i vazhdimësisë, por tani ai peshon gjithmonë në skuadër me një bilanc pozitiv.

Liga e Europës? As nuk e kam menduar. E njoh më shumë Fejenordin dhe ata janë një ekip i mirë. Të shohim kur të vijë koha, tani le të mendojmë për Sampdorian, që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Kjo fitore vlen 3 pikë, jo 6. Na jep një inerci pozitive për të gjetur vazhdimësinë.

Metri me të cilin drejtoi arbitri? As unë nuk e kuptova. Ishin kushtet për të verdhë edhe në pjesën e parë, ne u ndëshkuam me karton në ndërhyrjen e parë. Gjithashtu mua më duket një penallti që vërshëllehet pa pritur VAR-in atë të Imobiles, të cilin më parë e kishin rrëzuar në kufij të zonës. Ne patëm takimin me arbitrin që erdhi për të shpjeguar rregulloren e re, i premtuam se do të ishte mirë.

Këtu përfundon, që nga e mërkura luhet çdo 72 orë. I rikthehemi futbollit njëpërdorimësh, futbollit modern që nuk më pëlqen.

Ekipi luajti ndeshje të nivelit shumë të lartë edhe vitin e kaluar, në ndeshjen e parë me Interin dhe Romën, më kujtohet edhe ajo në Firence. Le të shohim nëse tani do të gjejmë atë gjënë më shumë që nuk e kishim, ato 5-6 ndeshje të humbura pa luajtur. Niveli i aplikimit të djemve është i jashtëzakonshëm, ka sinjale, por ne jemi maratonomakë në kilometrin e katërt.

Luis Alberto? Ai hyri në lojë me një shpirt të jashtëzakonshëm, e shihje në sy, përtej golit. Në momentin që pata ndjesinë se mesfusha e tyre ishte në rënie, ne shkuam t’i vendosnim lojtarët më cilësorë, ndonëse më të lehtë. Ne kishim dëshirë të fitonim dhe mundet edhe të rrezikonim:”, deklaroi Sarri në konferencë për shtyp.

PANORAMAPSORT.AL


“Tani të gjejmë 5-6 ndeshjet që humbëm pa luajtur”, Sarri tregon ndjesinë pas fitores me Interin: I kthehemi futbollit njëpërdorimësh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook