Partia Demokratike zhvillon sot balotazhin e Primareve për kryetar bashkie në 5 degë të vendit, Mat, Diber, Fier, Mirditë dhe Librazhd.
Gazetari Ervis Kuçi bën me dije se në ambientet e ish-Universitetit UFO në qytetin e Fierit votimi ka nisur e pritet të mbyllet në orën 18:00. Fieri doli balotazh në primaret e fillim dhjetorit dhe sot po votohet midis Evdar Kodhelit dhe Artur Mahmutaj.
Sakaq procesi ka nisur i qetë dhe vijon normalisht.
Në garë për Primaret e Fierit morën pjesë 5 kandidatë, të cilët në zgjedhjet e 4 dhjetorit morën këto rezultate: Evdar Kodheli, 413 vota, Artur Mahmutaj 242, Ermal Hamataj 107, Albano Zhapaj 87 dhe Denisa Mucaj 34. Ne total 883 vota dolën te vlefshme ndersa 4 te pavlefshme.
Në zgjedhjet në degën e PD në Mirditë, në balotazh dolën Albert Melyshi dhe Aleksandër Lala. Ditën e sotme janë thirrur për të votuar rreth 800 anëtare të PD, procesi i votimit ka nisur në orën 8 dhe do të mbyllet në orën 18:00.