Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë sot në rrjetet sociale foto nga takimi i mbajtur dje me strukturat e PL në Durrës.
Krahas fotove, Meta thotë se vetëm ndryshimi do bëjë të mundur që zëri i qytetarëve të Durrësit të dëgjohet.
“Fotoalbum nga takimi me strukturat e Partisë së Lirisë në Durrës. Vetëm Ndryshimi do bëjë të mundur që zëri i qytetarëve të Durrësit të dëgjohet”, shkruan Meta.