Alesandro Bastoni ka qenë i vetmi ndër lojtarët e Interit që ka dalë para mikrofonave pas përfundimit të sfidës duke treguar qartazi zhgënjimin e tij, por duke u përpjekur t’i japë kurajë skuadrës që ndeshjen e ardhshme do ta luajë në shtëpi në mesjavë ndaj Kremonezes.
“Ishte një ndeshje e hapur, por patëm një ndjesi të mirë për ndeshjen deri në momentin e 2-1. Skuadra u zgjat dhe pësuam atë gol që pastaj u duk se ndryshoi gjërat.
Është një humbje që do të na ndihmojë të mësojmë nga gabimet e kryera, por shpresojmë të rinisemi të martën në rrugën e duhur ndaj Kremonezes.
Problemi nuk duket të jetë fizik, pasi siç ju thashë në fushë u ndiem mirë dhe menduam se e kishim nën kontroll.
Do të analizojmë këtë humbje pa e lënë të ndikojë,” tha 23-vjeçari që më pas u ndal te vazhdimësia e kampionatit.
“Jemi në javën e tretë dhe është më mirë që këto humbje të vijnë kaq shpejt.
Na ka ndodhur diçka e tillë edhe vitin e kaluar. Do të jemi më të fortë sapo të rikthehemi te fitorja”, u shpreh italiani.
Arena e Lajmit