KATEGORIA SUPERIORE/ Katër skuadra zbresin në fushën e blertë, ja ndeshjet e ditës së sotme

Sot, do të zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së dytë të edicionit të ri futbollistik 2022/2023 të Kategorisë Superiore.

abissnet superiore

Në orën 17:00, në stadiumin e qytetit të Kamzës, do të luhet sfida Kastrioti-Erzeni.

Krutanët e Emiljano Çelës duan tre pikët e para në këtë kampionat pas humbjes në Ballsh ndaj Bylisit, ndërsa shijakasit e Kapllanit synojnë 3 pikëshin e radhës pas fitores surprizë ndaj Vllaznisë në javën e kaluar.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Niko Dovana”, do të zhvillohet dueli Teuta-Bylis.

Durrsakët e Renato Arapit kërkojnë suksesin e parë pas disfatës së javës së kaluar në Laç ndaj kurbinasve, ndërsa ballshiotët e Arian Bellait do të tentojnë surprizën e radhës në kampionat.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

KAT (1)

– Arena e Lajmit


KATEGORIA SUPERIORE/ Katër skuadra zbresin në fushën e blertë, ja ndeshjet e ditës së sotme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook