PD feston 32-vjetorin e themelimit, Bylykbashi: Në demokraci mjaftojnë zgjedhjet e lira dhe pluralizmi. Rama ka shkelur vijën e kuqe

892c1b12 44cf 4ded Ad07 7504352cc2d4

Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi tha se zgjedhjet e lira, demokratike dhe pluralizmi janë ato që i duhen demokracisë, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka shkelur disa herë vijën e kuqe.

“32-vite më parë isha vetëm një gjimnazist dhe kur erdhi lajmi se më 8 dhjetori ishin rebeluar studentët në Durrës na erdhi ai lajm, kishim pasion. Po ashtu kur erdhi lajmi se ishte themeluar PD, ndoshta nuk e rrokëm shumë kuptimin e saj. Besoj se të gjithë e kanë brenda një urë që e ka përshkruar vetë. Pluralizmi si themel i ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës. Në demokraci mjaftojnë zgjedhje të mira demokratike dhe pluralizmi. Në këto 9 vite Rama ka shkelur vijën e kuqe të zgjedhjeve, e ka bërë këtë disa herë. Rama ka vënë në shënjestër vijën e kuqe, atë që na ndan nga diktatura, pikërisht pluralizmin”, tha ai, duke shtuar: “Në 2021 ODIHR tha se zgjedhjet nuk ishin as të lira e as të fshehta. PD tha fjalë por nuk veproi. Por prej më shumë se një viti Edi Rama ka vënë në shënjestër vijën e fundit që na ndan nga diktatura, PLURALIZMIN. Fillimisht përdori korruptimin e opozitës duke ofruar bashkëqeverisje okulte. Loboi ndërkombëtarisht që ta përçante PD me non grata pa prova. Ata që bashkëpunuan me Edi Ramën e çentralizuan PD dhe përjashtuan deputetë e demokratë të thjeshtë që nuk ranë dakord. Por demokratët reaguan. Më 9 shtator 2021, akti i porositur për përjashtimin e Sali Berishës nuk shkaktoi thjesht valë shoku. Atë mbrëmje u vu në lëvizje sistemi imunitar i demokracisë.

Foltorja sot ka hyrë në histori dhe në fjalorin politik si sinonim i demokracisë. Edi Rama acarohet kur mendon se sa vaj i kishte punët para 9 shtatorit 2021 dhe se si i ka sot, kur përballë ka një PD krejt tjetër, me një lidership që nuk bën pazare e një opozitë të vendosur për ta rrëzuar nga pushteti. Edi Rama përdori policinë e gazin lotsjellës kundër PD, kundër jush. Po përdor padinë e paligjëshme që disa individë, që nuk duan të njohin votën e antarësisë dhe vullnetin e saj, ia kanë ngulur PD-së në trup. Po përdor gjykatën për të mbajtur peng regjistrimin në zgjedhje të PD dhe kandidatëve që u zgjodhën në primare nga 55.000 anëtarë dhe simpatizantë në një proces pa precedent. Akti më I fundit, më 6 dhjetor nuk ishte sulm kundër Sali Berishës, por kundër PD, kundër çdo demokrati e kundër opozitës. Ishte aggression mbi PLURALIZMIN. Më 6 dhjetor u kapërcye edhe vija e fundit e kuqe, ajo e pluralizmit. Sot nuk ka më vend për fjalë paralajmëruese, po për veprim. Edi Rama ndëshkohet për prekjen e zgjedhjeve që po vijnë dhe për sulmin ndaj pluralizmit! Disa kanë zgjedhur diplomacinë, por ne, shumica, kemi zgjedhur demokracinë. Vota e lirë është shpresa dhe zgjidhja! Demokracia është si lumi. Lumi ka shtratin e tij, dhe shtrati i demokracisë janë zgjedhjet e lira pluraliste e konkuruese. Edi Rama po kërkon t’i vejë një barrierë këtij lumi dhe përpiqet ta mbajë atë me disa shkopinj. Gabim shumë i madh, sepse ky lumë që quhet opozitë demokratike do t’i marrë përpara. Nëse e llogarit ndryshe, i bën llogaritë shumë gabim. Miq, duke ju uruar gëzuar themelimin e PD, ju bëj thirrje të ngrihemi në mbrojtje të pluralizmit q ë na sollën studentët 32 vite më parë!”

PD feston 32-vjetorin e themelimit, Bylykbashi: Në demokraci mjaftojnë zgjedhjet e lira dhe pluralizmi. Rama ka shkelur vijën e kuqe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook