Prindërit shqiptarë marrin lajmin e kobshëm, vajza e tyre mes viktimave në tragjedinë e Larisës, përcillet në banesën e fundit një tjetër shqiptare. Ende dy të zhdukur

Capture

Teksa prisnin mes ankthit dhe dhimbjes, tashmë nuk ka dyshime për familjen shqiptare. Prindërit e Klaudia Latës kanë marrë sot lajmin e hidhur se vajza e tyre ndodhet mes viktimave të tragjedisë së Larsisës.

Ata kishin dhënë mostrat e tyre të ADN-së për të bërë të mundur identifikimin e vajzës së tyre, mes trupave të djegur, ndërsa të dhënat përkuan.

Ndërkohë ditën e sotme është organizuar ceremonia mortore dhe i është dhënë lamtumira e fundit 23-vjeçares Efigeni Mitska, e cila është mes dhjetëra viktimave të përplasjes së trenit në Tempe.

Vajza është kthyer me arkivol në vendlindjen e saj, Giannica, ku u bë edhe varrimi i saj.

Ndërkohë rezultojnë edhe dy shtetas shqiptarë të zhdukur dhe mendohet se mund të jenë mes viktimave ende të paidentifikuara të përplasjes.

Arena e Lajmit

Prindërit shqiptarë marrin lajmin e kobshëm, vajza e tyre mes viktimave në tragjedinë e Larisës, përcillet në banesën e fundit një tjetër shqiptare. Ende dy të zhdukur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook