“Ka dyshime se ka kryer të tjera krime të rënda”, gazetarja: Dan Hutra vrasës gjakftohtë me urrejtje për femrat. Një fëmijë i frustruar i rritur me…

Capture

Gazetarja Klodiana Lala, në studion e “Kjo Javë” në News24, ka rrëfyer momentet e para të raportimit të ngjarjes që tronditi kryeqytetin, ku Dan Hutra vrau tre femra dhe plagosi tre të tjera.

Lala tregon se gjithçka që nga marrja e njoftimit e deri tek telefonata e Vladimir Kurtit të cilit Hutra i vrau motrën.

Ajo shpjegoi dinamikën që e çoi në zbulimin e lidhjeve mes tre ngjarjeve.

“Kur është marrë njoftimi i parë në News24 për masakrën e Paskuqanit, kam qenë në gjykatë për përballjen mes Rozeta Dobit dhe Alda Klosit.

Më momentet e para nuk u përfshiva sepse nuk isha në Paskuqan, kur ka përfunduar ballafaqimi, një burim më mori e më tha nuk po të shoh të angazhua, i kërkova të dija ku qëndron problemi dhe më tha që të tre rastet mund ti ketë kryer i njëjti person.

Më tha që Mariana kishte deklaruar se e kishte plagosur Dan Hutra. Ishin tre komisariate të ndryshme që po merreshin me ngjarjet.

Gjëja e parë që kam bërë ishte të drejtohesha drejt Traumës ku kam gjetur oficerët e vrasjeve, tentova të flas me të plagosurën, nga biseda me ta ajo ka identifikuar Dan Hutrën si autor.

Atëherë edhe policia ma konfirmoi,. Ky ishte momenti që lidhja dy ngjarjet, pra me atë të Paskuqanit.

Ajo që më bëri përshtypje ishte që arma e përdorur në Paskuqan dhe ajo e përdorur për të qëlluar Etleva Kurtin ishin të njëjta.
Mes të tjerash deklarova se do krahasohet arma.
Në këtë moment me telefonoi nga burgu Vladimir Kurti. Regjistrimi i telefonatës, shihet që jam e tronditur, u shtua numri i viktimave, ky person këmbëngulte që motrën ia kishte vrarë Dan Hutra. Ka qenë operatori ai që më kujtoi ta drejtoja telefonin nga mikrofonin për ta regjistruar.

Pasi bëra telefonatën, e para gjë që bëra ishte që bëra ishte që telefonova një zyrtar policie që e vura në dijeni për detajet që mësova, sepse Vladimiri më dha edhe informacione të tjera, për një të burgosur që kishte ngujuar familjen me frikën se mos kryente një vrasje”, tha ajo.

Lala ka treguar edhe detaje në lidhje me profilin psikologjik dhe sjelljen e tij brenda burgut.

“Fëmijë i rritur në një varfëri ekstreme, babai i tij është vrarë, një fëmijë i frustruar. Në 2003 tentoi të përdhunonte kunatën.

Një vrasës gjakftohtë që ka një urrejtje të paparë për femrat.

Vrau bashkëshorten dhe vuajti 16 vite burg.
Vuan nga diabet, ka problematike, askush nuk mund ta pyeste për krimin e kryer sepse bëhej agresiv.

Ishte njeri i rregullt në qeli, ishte shumë strikt në pastrimin e saj dhe nëse dikush tjetër i prishte pak krevatin bëhet agresiv. Personazhe të tilla nuk flasin kur bëjnë të tilla krime.

Hutra tregoi madje se efektivët kur e arrestuan e kishin ndaluar të kryente edhe një krim tjetër. Vrasës gjakftohtë që gjithçka e ka menduar shumë mirë.
Në sallë sot ishte shumë i ftohtë dhe i prerë. Raste të tilla duhet t’i shërbejnë drejtësisë shqiptare”, ka deklaruar gazetarja.

Ndërkohë Lala ka folur edhe në lidhje me arrestimin e Hutrës dhe mënyrës se si është arritur në këtë pikë.

“Minitri Çuçi e quajti sukses arrestimin por nuk tha përse askush nuk e kontrollonte një njeri të tillë, askush nuk e dinte si jetonte, ku hante ky njeri pas lirimit..

Për arrestimin e tij, është pyetur Kurti dhe të burgosur të tjerë për të mësuar se ku mund të ishte drejtuar Hutra.
Përmes përgjimit të telefonit dhe ndihmës dhe informacionit të dhënë nga një qytetar, u arrit lokalizimi i tij. Të gjitha këto ndihmuan policinë të shkonte në Sharrë, aty po përpiqej të identifikonte shtëpinë e personit që kishte shënjestruar.
Sot në seancë, fakti që gjykata mbylli dyert, policia ka dyshime se Dan Hutra mund të ketë kryer edhe krime të tjera të rënda për të cilat po vijojnë hetimet”, tha ajo.

Arena e Lajmit

“Ka dyshime se ka kryer të tjera krime të rënda”, gazetarja: Dan Hutra vrasës gjakftohtë me urrejtje për femrat. Një fëmijë i frustruar i rritur me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook