Ideja e bujshme e Ançelotit, Kasemiron te Reali mund ta zëvendësojë…

Menjëherë pas lajmit e më pas konfirmimit të largimit të Kasmeiros te Mançester Junajtid, në Spanjë shpërthyen diskutimet nëse Reali duhej të gjente pasuesin e tij. Përgjigja e “Los Blancos” ka qenë e prerë: jo. Sepse zgjidhjen në Madrid e kanë në shtëpi. Merkatoja vazhdon të jetë e hapur deri më 1 shtator, por në Madrid nuk kanë ndër mend të bëjnë shpenzime dhe kanë nisur të peshojnë alternativat që kanë në përbërje të ekipit. Ato nuk janë pak. Përtej zëvendësuesve natyralë, Tçoumeni ose Kamavinga, trajneri Ançeloti ka edhe një variant “sekret”. Ai është David Alaba, mbrojtësi 30-vjeçar i Madridit.

alaba 2

Austriaku në fakt duket gjithnjë e më shumë një lojtar polivalent. Ai di të bëjë jo vetëm qendërmbrojtësin, mbrojtësin e majtë, por edhe mesfushorin shkatërrues, ndryshe nga Kasemiroja i larguar. Në një analizë të vetën, gazeta “AS” i ka kushtuar një shkrim David Alabasë, duke kujtuar kohët e tij te Bajerni, ai ka luajtur gati një sezon të plotë si një numër 5 në qendër të mesfushës.

Ai ka luajtur 31 takime në mesfushë me Bajernin dhe 14 të tjera po në të njëjtin pozicion me kombëtaren austriake. Karleto, me sa duket, e ka në shtëpi xholin e vet, ndaj po i ndjek me qetësi zhvillimet në merkato. Një zhvendosje e Alabasë në mesfushë do të bënte që Rydiger të luante titullar në mbrojtje me Militaon, duke i lënë krahun e majtë Mendisë. Kështu, të gjithë do të ishin të kënaqur.

Arena e Lajmit


Ideja e bujshme e Ançelotit, Kasemiron te Reali mund ta zëvendësojë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook