Kahn përqeshi Barcelonën gjatë shortit, në Spanjë e kryqëzojnë (VIDEO)

Liga e Kampioneve e ka ngritur siparin për këtë sezon, teksa të enjten janë zbardhur 8 grupet ku janë shpërndarë 32 protagonistet e turneut më të rëndësishëm për klube dhe sigurisht që e gjithë vëmendja ka qenë e përqendruar te “C”- ja.

63f4a25c-2ae2-41e1-b0e8-8395aef39364

I cilësuar me të drejtë si grupi i ferrit, Bajerni i Mynihut është pjesë e tij, së bashku me Barcelonën dhe Interin, të cilëve u bashkohen edhe modestët e Viktoria Plzenit.

Mjafton të mendosh vështirësitë me të cilat këto skuadra do të përballen për të të shpëtuar ndonjë mimikë e veçantë në fytyrë, njësoj si ajo që i ka ndodhur edhe shefit të klubit bavarez, Olive Kahn, në momentin që ka dalë emri i Barcelonës nga goglat e Stambollit.

Një buzëqeshje e tij më tepër ironike, sesa habitëse, duke ditur tashmë se çfarë ka ndodhur edhe këtë verë me “tradhtinë” e Robert Levandovskit, i cili la Bajernin për katalanasit. Dhe ka mjaftuar ajo buzëqeshje ironike e Kahnit që mediat spanjolle, por edhe ato europiane të ziejnë me “pretendimin” se ish-portieri, si përfaqësues i një klubi gjigant si bavarezët, ka dashur të tallet me rivalët e Barcelonës.

Duke parë faqet e para të shumta në Spanjë dhe johonën që ato bënë deri në Gjermani, në të cilat nuk është se kishte shumë komplimente, përkundrazi, shefi i klubit të Bajernit të Mynihut ka vendosur që të reagojë nëpërmjet prestigjiozes gjermane “Bild”:

“Interpretimi i mediave spanjolle është krejtësisht jashtë kontekstit lidhur me mimikën time”, thotë 53-vjeçari, i cili shpjegon më tej: “Robert Levandovski ishte deri pak kohë më parë me ne, ndërsa tani do të ritakohemi sërish. Duket se edhe fati do që të jemi sërish bashkë.

Magji të tillë ta fal vetëm futbolli.

Sigurisht që jam i kënaqur, por jo në kuptimin negativ se, do të ndeshemi sërish me Barçën si favoritë, edhe pse të tillë ndihemi.

Madje, tani kemi edhe marrëdhënie të ndryshme me ta. Por çudira të tilla të fatit të bëjnë të qeshësh”, përfundoi CEO bavarez, me nënkuptimin e transferimit të Levës në drejtim të Barçës.

Vrulli i mediave spanjolle pas shortit ishte shumë i madh, se Kahn jo “buzëqeshi”, por “nënqeshi” apo “përqeshi” ekipin e drejtuar nga Ksavi, ndoshta duket luajtur se ehe ndeshjet e fundit kundër tyre kanë qenë të turpshme përbalë Bajernit.

Dy të fundit regjistrojnë fitoren dopio 3-0 dhe të paharrueshmen 8-2 të dy sezoneve më parë.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI


Kahn përqeshi Barcelonën gjatë shortit, në Spanjë e kryqëzojnë (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook